“Komunikimi me ministrin e Brendshëm u ndërpre”, ish-komandanti i FNSH, Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Demonstruesit ishin të dirigjuar
Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që nisi me grumbullimin e studentëve në Qytetin Studenti dhe përfundoi me rënien e bustit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës. Nën drejtimin e një grupimi të atyre që atë kohë quheshin “sampistë”, Hajdari u ndodh pikërisht në vendin ku disa orë më vonë shtatorja e diktatorit do të binte në tokë e më pas do të tërhiqej zvarrë në rrugët e kryeqytetit. “Ka qenë një ditë e ngarkuar, ka filluar herët në mëngjes. Studentët kanë zbritur nga Qyteti Studenti. Kishte frymë. Nuk ishin vetëm studentët ata që kërkon ndryshim. Fillimisht në shesh nuk ka pasur shumë njerëz afër bustit. Forcat speciale u ndanë. Mua...
Burimi:
top-channel.tv