Kompensimi për arsimin e fëmijëve, ekspertja zbulon sa pak para përfitoni në të vërtetë

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, ekspertja zbulon sa pak para përfitoni në të vërtetë

Në një kohë kur familjet shqiptare përballen me kosto gjithnjë e më të lartë jetese, premtimi i qeverisë për një lehtësi fiskale për prindërit me fëmijë nën 18 vjeç u prit si një ndihmë e konsiderueshme. Megjithatë, prapa shifrave të mëdha të artikuluara publikisht, fshihet një realitet kompleks dhe një përfitim financiar shumë më modest. Audituesja ligjore, Mari Lika, shpjegon se si funksionon skema dhe çfarë duhet të dinë qytetarët. Sipas ekspertes, skema ndahet në dy kategori kryesore bazuar në të ardhurat vjetore. Familjet me të ardhura deri në 1.2 milionë lekë të reja në vit përfitojnë një zbritje shtesë prej 100 mijë lekësh të vjetra (1 milion lekë të vjetra) për shpenzimet e arsimimit, me kushtin që të paraqesin dokumentacionin përkatës si kontrata me...