Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut

Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut

Pas vështirësive të shumta në aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe bllokimit për tetë orë të aksit Prrenjas–Librazhd në kthesat e Dragostunjës, një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe sot në rrugën e Dhërmiut. Kompania “Gjoka Konstruksion” e cila po merret me zgjerimin e rrugës, ka kryer sot disa shpërthime me tritol që janë bërë shkak për bllokimin e qarkullimit  pasi gurë dhe shkëmbinj kanë rënë në rrugë. Qytetarët që po udhëtojnë drejt këtij aksi shprehen se prej më shumë se 2 orësh janë të bllokuar në rrugë pa e ditur se kur do të mund të lëvizin në destinacionet e tyre pasi në rrugë ka shkëmbinj dhe fadroma që vijojnë ende punën. Rruga e Dhërmiut është një tjetër shembull i problematikave që shoqërojnë punimet e ndërmarrjes...