Komisioni Europian shuplakë Ramës: Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Komisioni Europian shuplakë Ramës: Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Bashkimi Europian ka dalë me një deklaratë të fortë lidhur me mbrojtjen që po i bën mazhoranca Belinda Ballukut e pandehur e SPAK për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa Prokuroria e Posaçme kërkon edhe autorizimin për arrestimin e saj. Përmes një reagimi, Komisioni Europian i kërkon kuvendit “të adresojë pa vonesë heqjen e imunitetit të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku”, e cila është pezulluar nga detyra, masë e cila u la në fuqi edhe nga Gjykata Kushtetuese. Kërkesa për Ballukun qëndron në sirtarët e Kuvendit që prej datës 16 dhjetor, ndërsa shumica parlamentare ka refuzuar ta adresojë, ndërsa kryeministri Edi Rama paralajmëron në disa deklarata radhazi se do të vijojë përballjen ligjore. “Është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të trajtojë pa vonesë kërkesat për...