Komisioni Europian reagon për deklaratat e kryeministrit pas vendimit të GJK

Komisioni Europian reagon për deklaratat e kryeministrit pas vendimit të GJK

Kryeministri Rama njoftoi sot se kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut “nuk ka asnjë urgjencë” për ta trajtuar atë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese (GJK). Por pyetjet e Report.tv drejtuar sot Komisionit Europian thanë se po e monitorojnë me kujdes situatën e rastit “Balluku”. Pyetje: Si e vlerëson Komisioni Evropian këtë përplasje institucionale që buron nga rasti i Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku përfshihen SPAK, Kryeministria dhe Kuvendi? Është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është e një rëndësie parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, që është edhe pritshmëria e qytetarëve të saj. A mendoni se përballja e qeverisë me institucionet e reja të...