Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës Gjergji Tako

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës Gjergji Tako

Prokurori i Tiranës, Gjergji Tako u shkarkua nga detyra këtë të premte, më 27 shkurt sepse ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Në vendimin e shpallur nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pas shqyrtimit të çështjes së Takos, thuhet se bëhej fjalë për probleme të etikës dhe të kriterit professional si dhe sjellje të vazhdueshme që tregonte mungesë angazhimi dhe përgjegjshmërie në detyrë. Probleme të tilla të konsideruara si sjellje të vullnetshme , u vlerësuan se nuk mund të rregulloheshin me trajnim të detyruar në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi i plotë Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 54/2023, datë 14.11.2023, që...