“Kolegët po fshihen”, Deputetët e PD zënë vendet në Këshillin e Mandateve për kërkesën e SPAK për Ballukun. PS nuk paraqitet, Manja: Do shkoj te votuesit
Pas përfundimit të mbledhjes të Sekretariatit të Etikës, deputetët e PD që janë anëtarë të Këshillit të Mandateve, kanë shkuar në ambientet ku zhvillohen mbledhjet. Në zyrën ku mungojnë socialistët, janë vetëm anëtarët e PD, të cilët kanë kërkuar që këtë të martë të mbahet mbledhja për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Zv. kryeministres Belinda Balluku. Ndërkohë, Ulsi Manja pas mbylljes së mbledhjes te “Etika” tha se do të shkonte te votuesit, duke lënë të kuptohet se nuk do të marrin pjesë në mbledhjen që ka kërkuar PD te “Mandatet”. “Kolegët e mazhorancës, që përfaqësojnë krimin në Kuvend, janë fshehur. Nuk u paraqitën në mbledhjen e thirrur nga 5 anëtarë. Pengimi i drejtësisë, me urdhër politik të Ramës, është akti...
Burimi:
top-channel.tv