Kolaps në doganën e Hanit të Hotit/ Radha e mjeteve të tonazhit të lartë arrin 1.5 km

Kolaps në doganën e Hanit të Hotit/ Radha e mjeteve të tonazhit të lartë arrin 1.5 km

Dogana e Hanit të Hotit po përballet me një kolaps të madh në qarkullimin e mjeteve, veçanërisht atyre të tonazhit të lartë, për shkak të protestës së Shoqatës së Kamionistëve në Mal të Zi. Radha e automjeteve që presin për kalim arrin sot rreth 1.5 kilometra, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për transportuesit dhe bizneset që varen nga ky drejtim kufitar. Sipas informacioneve të fundit, qarkullimi i mjeteve të tonazhit të lartë ishte planifikuar të hapej këtë të mërkurë në orën 11:00. Megjithatë, autoritetet malazeze kanë njoftuar se kjo hapje është shtyrë për 24 orë. Për momentin nuk ka një datë të re të konfirmuar, dhe nëse situata nuk zgjidhet, shtyrja mund të zgjasë edhe më tej. Transportuesit këshillohen të planifikojnë rrugët e tyre me...