Kokainë përmes lëkurës së gjedhëve! SPAK dërgon për gjykim 10 persona për trafik ndërkombëtar

Kokainë përmes lëkurës së gjedhëve! SPAK dërgon për gjykim 10 persona për trafik ndërkombëtar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal nr. 141/1 të vitit 2023, ndaj një grupi personash të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe krijim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Sipas SPAK, në këtë procedim janë marrë të pandehur gjithsej 11 persona, shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët dyshohet se kanë vepruar si një rrjet kriminal me shtrirje ndërkombëtare, në bashkëpunim me organizata kriminale në Amerikën Latine, për importimin e lëndës narkotike të llojit kokainë drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian. Ndër të pandehurit janë Aldi Zonja, Artjon Çaushllari (alias Gjika), Ismajl Abdurrahmani, Jose Ramon Zacarias...