Kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë në lëkurë bagëtish, SPAK u komunikon akuzat 10 personave
Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet për grupin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri përmes lëkurëve të gjedheve. Organi i akuzës ka nisur komunikimin e mbylljes së hetimeve për personat e dyshuar që u arrestuan në muajin nëntor të vitit 2024, pas një hetimi të kryer nga prokurori Adnan Xholi. Të dyshuar për trafikun e drogës janë shtetasit Geis Gejsullai, Klajd Birçe, Aldi Zonja, Artion Çaushllari, Endi Sejdini, Ismail Abdurrahmani, Baki Huqi dhe tre shtetas të huaj, 2 prej të cilëve venezuelianë dhe një kolumbian. Lënda narkotike transportohej drejt vendit tonë e përpunuar në lëkurat e gjedhëve, ndërsa ndarja e kokainës realizohej në një laborator të improvizuar në zonën e Qerekës, në Krujë. Burime nga hetimi bëjnë me dije se SPAK ka qenë...
Burimi:
gijotina.com