Kokainë, municion luftarak dhe shuma parash, arrestohet 34-vjeçari në Korçë
FOTO ILUSTRUESE KORÇË-Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pas një operacioni antidrogë. Pas dyshimeve se ishte pjese e një rrjeti shpërndarësish të lëndëve narkotike u bë e mundur kapja e 34-vjeçarit. Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Më pas nga kontrolli në banesën e tij u gjetën fara Cannabisi, një sasi municioni luftarak dhe një shumë parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, fara Cannabisi, municion luftarak dhe një shumë parash. Arrestohet në flagrancë 34-vjeçari, që i posedonte sendet e kundërligjshme. Në vijim të punës, për goditjen e veprimtarive të paligjshme të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, kultivimit të bimëve...
Burimi:
zeri.ai