Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Kokainë e groposur me fuçi në kopsht, dështon lulëzimi i ‘magazinës’ me 100 kg drogë e shqiptarit në Itali
Një operacion antidrogë i zhvilluar nga policia e Teramos në Itali ka çuar në pranga një shqiptar, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar në banesë mbi 70 kg hashash, 30 kg kokainë dhe mbi 3 kg heroinë. Shqiptari e kishte kthyer shtëpinë e tij në një ‘magazinë’ droge, me hashash dhe heroinë të fshehur në një dhomë të përdorur si garazh, ndërsa një pjesë e kokainës ishte fshehur në fuçi të groposura në kopsht. Sipas prokurorisë italiane, droga ishte gati për t’u shitu, ndërsa po ashtu u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg substanca të tjera narkotike, peshore digjitale, një makinë paketimi me vakum, një presë hidraulike dhe materiale paketimi për drogë. Top Channel