Kokaina sillej me avion nga Meksika, dënohen dy shqiptarë në Liverpul

Kokaina sillej me avion nga Meksika, dënohen dy shqiptarë në Liverpul

Një grup kriminelësh, përfshirë dy shqiptarë nga Liverpuli, janë dënuar për një plan të sofistikuar të trafikut të kokainës nga Amerika dhe Meksika, me destinacion aeroportin e Mançesterit në Mbretërinë e Bashkuar, pas një hetimi të gjerë të realizuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA). Sipas NCA të cilës i referohet Top Channel, të dy shqiptarët nga Kukësi, Elton Hallaci (32 vjeç) dhe Artur Iseberi (27 vjeç), ishin pjesë e një grupi kriminal të organizuar (OCG) që morën pjesë në transferimin e kokainës nga kurierët amerikanë. Ky grup, së bashku me disa të tjerë, kishte krijuar një rrjet ndërkombëtar për të kontrabanduar lëndën narkotike nëpërmjet fluturimeve nga Cancun në Meksikë në aeroportin e Mançesterit. Në vitin 2024, kurierët amerikanë udhëtuan në Mançester pa bagazhe dhe pasuan udhëzimet...