Kodra e Mifolit në shënjestër të fadromave, dherat u morën dhe përfunduan te Aeroporti i Vlorës, IKMT pezullon punimet e kompanisë 2A Group
Pamje nga fadromat ne Mifol VLORE- Disa ditë më parë "ZËRI" publikoi denoncimin e banorëve të Novoselës ku kodra e fshatit Mifol po gërryhej nga një kompani private edhe pse ishte zona më e bukur e fshatit, e mbjellë me pemë dhe ullishte dhe më tej ndodheshin varrezat. Por kush është kompania që ka bërë këtë masakër? ZËRI mësoi se bëhet fjalë për kompaninë "2A Group" e cila është aksionere edhe në ndërtimin që po bëhet te Aeroporti i Vlorës. Kjo kompani ka marrë dherat nga Kodra e Mifolit për ti çuar në kantierin e aeroportit. IKMT në Vlorë bëri një pezullim të punimeve dhe ka gjobitur kompaninë ndërkohë që askush nuk flet sesi do të rikuperohet dëmi. Banorët e zonës, Kristaq Lala, Piro Hoxhara...
Burimi:
zeri.ai