Koçiu pranë familjeve në Durrës që humbën fëmijët: Çdo ngushëllim është i pafuqishëm

Koçiu pranë familjeve në Durrës që humbën fëmijët: Çdo ngushëllim është i pafuqishëm

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte sot pranë familjeve në Durrës që humbën dy fëmijët nga aksidenti tragjik i një dite më parë. Ajo thotë se e vetmja gjë që mbetet është të gjenden pranë tyre, ndërsa tha se tashmë është detyrë e përbashkët të kërkohen dhe garantohen standarde më të larta sigurie. “Në këtë ditë të rëndë që ka tronditur çdo familje shqiptare, ndava nga afër dhimbjen me familjet që humbën engjëjt e tyre. Është një dhimbje që nuk shpjegohet, nuk ngushëllohet e nuk kalon me asnjë fjalë apo përpjekje njerëzore. Kur jeta këputet në lulëzimin e saj më të pafajshëm, çdo ngushëllim është i vogël dhe i pafuqishëm. Prindërit mbajnë mbi supe një peshë që asnjë zemër nuk duhet ta njohë. E vetmja gjë që...