Koçiu: Ndërtesat pa leje mund t’i shfrytëzojmë për strehim ose nevoja sociale

Koçiu: Ndërtesat pa leje mund t’i shfrytëzojmë për strehim ose nevoja sociale

Në një konferencë për shtyp, Albana Koçiu bëri të ditur se operacioni për rikthimin e ligjshmërisë në territor ka kaluar tashmë në një fazë të qëndrueshme dhe të përhershme, duke synuar që hapësirat e vendit të jenë gjithnjë e më shumë në shërbim të qytetarit. Ministrja theksoi se intensifikimi i inspektimeve dhe përmirësimi i metodave të monitorimit kanë rritur fuqinë parandaluese të shtetit, ndërsa prishja e ndërtimeve pa leje mbetet zgjidhja e fundit për shkak të kostove që kjo sjell si për shtetin, ashtu edhe për qytetarët. Koçiu theksoi se ligjshmëria në territor nuk lidhet vetëm me ndërtime të paligjshme, por përfshin edhe mbrojtjen e investimeve dhe djersës së qytetarëve, nga respektimi i kubaturës dhe cilësia e ndërtimit, te hapësirat e përbashkëta dhe ndjekja e...