Koçiu me homologun maqedonas: Forcim i bashkëpunimit policor, lehtësi për kalimet kufitare

Koçiu me homologun maqedonas: Forcim i bashkëpunimit policor, lehtësi për kalimet kufitare

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu po zhvillon vizitë zyrtare në Shkup, ku u takua me ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski. Takimi zhvillohet në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe u pasua nga një deklaratë e përbashkët për shtyp. Ministrja Koçiu theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende partnere, të lidhura nga një hapësirë e përbashkët gjeografike, interesa të përbashkëta dhe aspirata të njëjta europiane, si vende kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian. Koçiu nënvizoi se lehtësimi i burokracive dhe procedurave për qytetarët dhe biznesin është një hap i domosdoshëm dhe praktik në funksion të së ardhmes së përbashkët europiane. Dy homologët diskutuan shndërrimin e pikës ekzistuese të kontaktit, në një Qendër...