Koçi për përjashtimet e këshilltarëve demokratë të Durrësit: Këto veprime vetëm forcojnë mazhorancën, PD është në…

Koçi për përjashtimet e këshilltarëve demokratë të Durrësit: Këto veprime vetëm forcojnë mazhorancën, PD është në…

PërjashtimI i Arlind Boshkut dhe Dritan Burgisë nga grupi i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike të Durrësit, pas mbështetjes së tyre kundrejt Ervin Salianjit, shihet nga ish-deputeti Petro Koçi si treguesi i rradhës që PD është në ditët e saj më të zeza. I ftuar në një studio televizive Koçi tha se pretendimi i PD-së që shumë prej përfaqësuesve të saj në nivel vendor kanë bashkëpunuar me dhe për Partinë Socialiste në fushatën zgjedhore të fundit, rrëzon tezën e Sali Berishës që zgjedhjet janë vjedhur. “PD është në ditët e saj më të zeza. Është në krizë politike, morale dhe organizative. Ka kapërcyer vetëm krizën juridike në rastin e përplasjes Basha-Berisha dhe në të tjerat noton në të njëjtat ujëra. Sot PD është me keq...