Klodjan Braho merr detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve tona

Klodjan Braho merr detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve tona

Sot u mbajt ceremonia e kreut të ri të SPAK, ku Altin Dumani i kaloi detyrën kryeprokurorit të ri Klodjan Braho. Në fjalën e tij Braho shprehu falënderim për dy paraardhësit e tij, Arben Kraja dhe Altin Dumani si dhe shtoi se fokusi i tij do të mbetet përforcimi i funksionimit të brendshëm, respektimi rigoroz i standardeve ligjore dhe garantimi i pavarësisë së prokurorëve të posaçëm në ushtrimin e detyrës. Së pari shpreh falënderimin për KLP për zgjedhjen në krye të SPAK dhe për besimin që më dhanë. “Së dyti dua të falënderoj dy udhëheqësit e mëparshëm të SPAK, zotin Arben Kraja për hedhjen e gurëve të themelit të Prokurorisë e më pas zotin Dumani për guximin dhe integritetin e tij duke forcuar profilin e...