Klodiana Lala: Çelësi i zbardhjes së aferës “Bankers”, një bankë në Austri! Pastrim parash në nivel marramendës
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimet e SPAK ndaj Bankers Petroleum. Lala tha se çelësi i zbardhjes së aferës, është një bankë në Austri, ndërkohë që tha se po verifikohet roli i ministrave dhe ish ministrave, që dyshohet se janë të implikuar në aferë. Po kështu edhe roli i kompanive dhe personave që kanë ndihmuar Bankers të shmangë detyrimet tatimore. “Ne e kemi mbyllur 2025 me një emision për Bankers. Kam thënë po hetohen disa zyrtarë, ish ministra. Çfarë kam kuptuar nga dosja në SPAK, thelbi është një bankë e nivelit të dytë jashtë vendit, që rezulton se ka bërë pagesa selektive. Llogaritë e kompanisë në Tiranë, janë boshatisur dhe rezultojnë me humbje. Kjo kompani...
Burimi:
kohajone.com