Klinika private e hodhi në gjyq, Eliona Pitarka: Nuk jam në burg, s’kam marrë asnjë thirrje, dëmtim imazhi
eliona pitarka, genta dedej dhe edi tushe TIRANË-Përplasja mes klinikës Vera-VIRHOV në Tiranë dhe ish-aktores, tashmë blogere Eliona Pitarka vijon. Kjo e fundit ka reaguar publikisht përmes një video në rrjete sociale, pas njoftimit se klinika private që drejtohet nga Genta Dedej e ka paditur për shpifje, fyerje, dëmtim imazhi dhe shkelje ligji. Sipas tyre ky proces bazohet në Kodin Penal dhe parashikon dënime që shkojnë deri në 3 vite burg. Pitarka ka hedhur poshtë pretendimet e klinikës, duke sqaruar se ndaj saj nuk ekziston asnjë shkelje ligjore apo procedurë gjyqësore. Blogerja sqaron se në daljet e saj publike në rrjete nuk ka ndarë asgjë që shkel ligjin, por vetëm informacione të përgjithshme, edukative, të një natyre publike, të njëjta me ato që janë shpërndarë prej vitesh në...
Burimi:
zeri.ai