KLGJ rrëzon Komisionin e Verifikimit: Gerd Hoxha vazhdon garën për GJKKO

KLGJ rrëzon Komisionin e Verifikimit: Gerd Hoxha vazhdon garën për GJKKO

Gerd Hoxha TIRANË-Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur sot në favor të gjyqtarit Gerd Hoxha, duke rrëzuar vendimin e Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Figurës. Me këtë vendim, Hoxha mund të vazhdojë garën për në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas KLGJ-së, vendimi u bazua në urdhërin e Gjykatës Kushtetuese, që i jepte gjyqtarit të drejtën të konkuronte si kandidat në këtë pozicion. Me anullimin e vendimit të Komisionit të SPAK, e përbërë nga Behar Dibra, Ened Nakuci dhe Elton Kërluku, u rrëzua konstatimi se Hoxha ishte “i papërshtatshëm” për të vazhduar procesin e përzgjedhjes. "Këshilli miratoi vendimin për vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,...