Klevis Balliu: Qindra milionë euro taksa për infrastrukturën, rrugët rrezik për jetën e qytetarëve
Deputeti i PD Klevis Balliu, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot në Kthesat e Dragostunjës, ku për tetë orë aksi Librazhd-Përrenjas është bllokuar pas rrëshqitjes së gurëve dhe shkëmbinjve. Në një postim në rrjetet sociale, Balliu shkruan se çdo rrugë është kthyer në rrezik për jetën e qytetarëve, ndërkohë që qindra milionë euro janë shpenzuar për infrastrukturën. Postimi i plotë: Qindra milionë euro taksa për rrugët dhe infrastrukturën, ndërsa realiteti është alarmant. Ja se çfarë po ndodh në aksin Librazhd–Prrenjas në këtë moment. Çdo rrugë është kthyer në rrezik për jetën e qytetarëve. Arsyeja është e qartë: vjedhja dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Ky pushtet rrezikon jetën e njerëzve për të mbushur xhepat e tij. Më 10 shkurt, të...
Burimi:
kohajone.com