Klevis Balliu del në terren, fton qytetarët në protestë
Aktualitet E Enjte, 22 Janar 2026 18:12 Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka takuar qytetarë tek Njësia 10 në Tiranë. Gjatë takimeve Balliu i ka bërë thirrje që të bashkohen masivisht me opozitën në protestën e paralajmëruar në 24 janar në orën 17:00. Ai nënvizon se kjo qeveri është kthyer në një cenim për sigurinë kombëtare dhe për të rinjtë shqiptarë. Gjithashtu Balliu bën thirrje për përshkallëzim të protestës deri në krijimin e një qeverie teknike. Kujtojmë se opozita ka organizuar një protestë pas skandaleve të fundit në lidhje me Belinda Ballukun dhe aferën e AKSHI-t.
Burimi:
kohajone.com