“Kjo ishte arma ime”/ U arrestua në protestën para Kuvendit, pas lirimit i riu hedh vezën drejt komisariatit nr.3
Njëri nga protestuesit e liruar këtë të shtunë nga Gjykata e Tiranës ishte edhe Niko Qarkaj. I riu u arrestua pas protestës së zhvilluar të enjten para Parlamentit. Pas daljes nga Komisariati nr. 3, ku ishte pritur nga dhjetëra qytetarë, Qarkaj hipi mbi kangjellat e hyrjes dhe nxori nga xhepi një vezë. Personat e arrestuar u akuzuan për prishje të qetësisë publike, shkatërrim prone dhe dhunë ndaj policisë. “Kjo ishte arma ime”, deklaroi ai para të pranishmëve, përpara se ta hidhte vezën në oborrin e Komisariatit nr. 3. Sipas pretendimeve të mbështetësve të tij, ai është dhunuar nga efektivët e policisë gjatë qëndrimit në komisariat dhe ka pësuar edhe kriza epilepsie. Një episod i tillë u regjistrua edhe gjatë seancës gjyqësore, ku ai pati një...
Burimi:
sot.com.al