“Kjo është një pengmarrje politike”/ Kërkesa për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Varrosje për së gjalli e njerëzve të pafajshëm

“Kjo është një pengmarrje politike”/ Kërkesa për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Varrosje për së gjalli e njerëzve të pafajshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kërkesa për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së është një pengmarrjeje politike, e cila sipas tij konsiderohet varrosje për së gjalli e njerëzve të pafajshëm. “Sot jemi këtu mund të themi fjalë sa të duam mes vetes, mund të përdorim të gjithë qoshet e pasura të fjalorit të gjuhës shqipe për të nxjerrë duftin të një prokurorie idiotësh. Me ligjet e asaj Serbie 45 vite që do të thotë varrosje për se gjalli e njerëzve. Drejtësia ndërkombëtare e financuar nga shtetet demokratike që për turpin e tyre vazhdojnë të ndjekin me indiferencën më të madhe, përveçse për katër njerëz krejtësisht të pafajshëm, që ne sot të ngremë një pikëpyetje për veten tonë se çfarë mund të duhet të bëjmë. Nuk e...