Kishte thyer masën e arrestit në shtëpi, policia ndalon 38-vjeçarin në Kavajë
Një 38-vjeçar në Kavajë është ndaluar nga policia për thyerje të masës së sigurisë “arrest në shtëpie”. Sipas policisë, personi me iniciale A.B., është ndaluar për verifikim dhe nuk është bindur kur mësoi se do të shoqërohej në komisariat. Ai ka qenë i shoqëruar nga kunati, një 23-vjeçar me iniciale A.Sh. dhe familjarët, të cilët gjithashtu kanë kundërshtuar me forcë. Pasi njëri prej policëve ka qëlluar në ajër për t’i zmbrapsur dhe me mbërritjen e forcave të tjera policore, janë arrestuar 38-vjeçari bashkë me të tjerët. Veprimet hetimore po kryhen nga Oficeri i Policisë Gjyqësore së Durrësit, ndërsa është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Burimi:
kohajone.com