Kishte shkuar për të punuar në HEC-in në Maliq, ndihet keq dhe ndërron jetë inxhinieri nga Kosova
Shkoi për të punuar në hidrocentral, humb jetën një person. Ngjarja ndodhi në Maliq. Mësohet nga informacionet paraprake se një 58-vjeçar nga Kosova, i cili punonte si inxhinier në hidrocentralin pranë zonës së Lozhanit, ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në punë. Burimet bëjnë me dije se 58-vjeçari nuk është ndjerë mirë dhe dyshohet se ka pësuar infarkt. Trupi do të dërgohet në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizën mjeko-ligjore.
Burimi:
sot.com.al