Kishte precedent penal për krime kundër pronës, zbulohet identiteti i 46-vjeçarit shqiptar që humbi jetën gjatë grabitjes së një banese në Itali

Kishte precedent penal për krime kundër pronës, zbulohet identiteti i 46-vjeçarit shqiptar që humbi jetën gjatë grabitjes së një banese në Itali

Hetimet vijojnë për vdekjen e 46-vjeçarit shqiptar Arben Cristea, i cili humbi jetën gjatë një tentative grabitjeje në një zonë kodrinore në periferi të Arezzos në Itali. Sipas burimeve hetimore, Arbeni dyshohet se ishte pjesë e një bande që operonte në zonë dhe që besohet të ketë ardhur nga Lazio. Grupi dyshohet se kishte planifikuar të kryente disa grabitje në të njëjtën zonë përpara se të kthehej në rajonin e Arezzos. Para incidentit fatal, në kodrat e Policiano-s ishin raportuar të paktën dy tentativa të tjera të dyshimta për vjedhje banesash. Sipas hetimeve paraprake, 46-vjeçari u shpua një shtyllë gardhi, pjesërisht të elektrizuar për të parandaluar hyrjen e kafshëve të egra në të mbjella. Dyshohet se ai pësoi një dëmtim të rëndë në arterien femorale,...