Kishte mbushur kamionin me 360 shishe verë, faturat “ngecin” në doganë 37-vjeçarin, arrestohet në Portin e Durrësit
Foto ilustruese DURRËS- Një rast i kontrabandës së mallrave është goditur në Durrës, teksa në pranga ka rënë një 37-vjeçar. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se 37-vjeçari u arrestua në flagrancë, pasi në kamionin që ai drejtonte, u gjetën të fshehura qindra shishe me verë dhe pjesë të ndryshme këmbimi automjetesh, pa faturë origjine dhe pa deklaratë importi. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 360 shishe verë, pjesë të ndryshme këmbimi për automjete të përdorura, kamionin si dhe aparatin celular të drejtuesit. Njoftimi: Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në kufi. Tentoi të kontrabandonte mallra duke i fshehur në kamionin që drejtonte; vihet në pranga një 37-vjeçar. Sekuestrohen pije alkoolike dhe pjesë të ndryshme këmbimi automjetesh të përdorura, të gjitha të padeklaruara....
Burimi:
zeri.ai