Kishte kamufluar makinën e tij si mjet policie, vihet në pranga 32-vjeçari në Peqin
Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie që cenon rendin dhe sigurinë publike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kamuflimi”. Si rezultat i këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. E., 32 vjeç, banues në Peqin. Ky shtetas u lokalizua në fshatin Bradashesh, duke drejtuar një automjet tip “Audi”, në pjesën e përparme të të cilit kishte vendosur fenelina të ngjashme me ato të Policisë, me qëllim kamuflimin si mjet zyrtar dhe shmangien e kontrolleve nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë...
Burimi:
kohajone.com