Kishin fshehur 4.2 kg kanabis në makinë, pranga 2 personave në Muriqan
Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare Sekuestrohen rreth 4.2 kg kanabis, vihen në pranga 2 shtetas. Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare në PKK Muriqan, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, janë evidentuar dhe goditur 2 raste. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit A. Sh., 42 vjeç, dhe E. K., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në dalje, në automjetin me të cilin po lëviznin, shërbimet e PKK Muriqan gjetën të fshehura 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 4.2 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dy shtetasit lëndën narkotike...
Burimi:
top-channel.tv