“Kishe lekë për qerpikë e thonj, por jo për fëmijët” – Akuza live mes nuses dhe ish-vjehrrës
Ish-nuse dhe ish-vjehrrë janë përplasur ‘live’ sot lidhur me akuzat se Blerina Basha ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur, duke i lënë vetëm në një banesë me kushte të rënda hidro-sanitare. Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ish-vjehrra e Blerina Bashës është shprehur kritike ndaj ish-nuses, duke thënë se “ajo nuk mund të thotë se nuk ka mundësi ekonomike, kur ajo ka para për të bredhur”. “Kam folur me mamin tënd live dhe kam thënë që nuk mund t’i lëmë fëmijët në atë gjendje. Ka thënë që burri nuk më sjell lekë. Kërkoje ndihmë sociale. Po për të bredhur për të bërë qerpikët, për të bërë vetullat, për të bërë thonjtë, flokët a kishe lekë ti. More në qafë tri fëmijë, po...
Burimi:
gijotina.com