“Kisha borxhe”/ Zbardhet dëshmia e grabitësit të bankës, gazetari tregon detaje: Ishte në gjendje të rënduar
I njohur si sipërmarrës, i proceduar disa herë për mosshlyerje detyrimesh, 58-vjeçari Bardhyl Fusha tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë sot në Tiranë. Me një çantë sportive, brenda së cilës kishte një kallashnikov dhe dy karikatorë me fishekë, ai u fut si klient i zakonshëm derisa mbërriti te arka dhe, nën kërcënimin e armës, kërkoi paratë. Në studion e “Top Story”, gazetari Eraldo Harlicaj tha se 58-vjeçari mori 8 mijë euro nga një klient që sapo tërhoqi paratë në bankë, por nuk doli dot pasi ndërhyrja ishte e shpejtë.Para grupit hetimor, në gjendje të rënduar psikologjike, ai ka deklaruar se e kreu grabitjen pasi kishte borxhe për të shlyer. “Bardhyl Fusha nuk ka arritur të marrë para, por kur një klient mori...
Burimi:
sot.com.al