Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare ka humbur një nga figurat e saj më të njohura, aktorin Zhani Ziçishti, i cili u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare. Lajmin e hidhur e publikoi Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë, duke theksuar përkushtimin dhe pasionin e artistit për teatrin dhe filmin shqiptar gjatë një karriere të gjatë. Ziçishti ishte një emër i njohur për rolet e tij të paharrueshme, të cilat lanë gjurmë në historinë e artit skenik shqiptar. Ai u bë i njohur për interpretimet e tij në disa filma të njohur, përfshirë “Mesi i errësirës”, “Përballimi” dhe “Asgjë nuk harrohet”, duke kontribuar në formimin e një epoke të rëndësishme të kinematografisë shqiptare. Për të nderuar këtë artist të paharrueshëm, homazhet do të zhvillohen më 26 shkurt, nga ora...