“Këtë vit shpërthyen në të 4-tër anët ujërat e zeza”, Berisha bën bilancin e 2025, akuza qeverisë: Bllokoi çdo hapësirë në parlament për opozitën

“Këtë vit shpërthyen në të 4-tër anët ujërat e zeza”, Berisha bën bilancin e 2025, akuza qeverisë: Bllokoi çdo hapësirë në parlament për opozitën

Kreu i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka akuzuar qeverinë duke thënë se ka vjedhur qytetarët. Duke bërë atë që ai e quan bilancin 2025, tha se Edi Rama hoqi çdo maskë dhe se bllokoi çdo hapësirë në parlament për opozitën shqiptare. “Mbyllim këtu sot komunikimin me mediat, dhe nëpërmjet tyre me qytetarët, dhe është traditë të bëjmë një bilanc të shkurtër të këtij viti kulmor të narkoregjimit të Edi Ramës. Viti 2025 ishte një vit, në të cilin qytetarët shqiptarë u vodhën më shumë se kurrë në 35 vite, më shumë se kurrë në ekzistencën e tyre. Këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Edi Ramës. Viti 2025 ishte viti në të cilin bastardi...