Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria i çon Kuvendit emrin e ish-ministrit të PS dhe Jonida Priftin
Këshilli i Ministrave ka propozuar Ervin Mete dhe Jonida Priftin për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në përfundim të procedurës së përzgjedhjes. Ervin Mete, i shkëputur nga politika që prej vitit 2024 kur mbante postin e ministrit të Financave, është vlerësuar pozitivisht nga institucionet ndërkombëtare. Më herët, Mete ka drejtuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, institucion përgjegjës për mbikëqyrjen e tregjeve financiare jobankare. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të dy anëtarëve për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si më...
Burimi:
top-channel.tv