Këshilli i Ministrave merr vendimin për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për gjobat, si do të funksionojë regjistri për ekzekutimin dhe vjeljen e tyre
Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave”, me qëllim administrimin dhe ndjekjen e detyrimeve administrative. Sipas vendimit, institucioni përgjegjës për administrimin e këtij regjistri do të jetë Inspektorati i Përgjithshëm, ndërsa sistemi do të funksionojë në ndërveprim me disa baza të tjera shtetërore të të dhënave. Regjistri do të përmbajë dy kategori të dhënash: parësore dhe dytësore. Të dhënat parësore përfshijnë numrin unik të identifikimit të gjobës, ndërsa të dhënat dytësore do të merren nga sisteme të ndryshme shtetërore, si Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, sistemi i gjobave të Policisë së Shtetit, sistemi e-Inspektimi, e-DPSHTRR, si dhe regjistrat tatimorë dhe tregtarë. Njoftimi i plotë: V E N D I M PËR KRIJIMIN E...
Burimi:
top-channel.tv