Këshilli i Mandateve vendos: Deputetët do të marrin USB me provat e SPAK për dosjen Balluku

Këshilli i Mandateve vendos: Deputetët do të marrin USB me provat e SPAK për dosjen Balluku

Deputetët anëtarë në Këshillin e Mandateve, ku po diskutohet prej disa orësh heqja e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, me kërkesë të SPAK, do të mund të marrin në dorëzim, për të shqyrtuar provat që Prokuroria e Posaçme ka vënë në dispozicion të tyre në një USB. Mësohet se palët janë dakordësuar që deputetët ta marrin USB-në me vete. Fillimisht kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se dokumentacioni nuk duhet të dalë nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Balla u ka thënë demokratëve që provat (USB) t’i shohin në mbledhje dhe të mos i marrin me vete. Por me sa duket palët kanë gjetur dakordësinë për të marrë USB-në.