Këshilli i Mandateve, 5 anëtarët e PD: Seanca plenare të autorizojë SPAK për arrestimin e Ballukut

Këshilli i Mandateve, 5 anëtarët e PD: Seanca plenare të autorizojë SPAK për arrestimin e Ballukut

keshilli i mandateve TIRANË- Është zbardhur qëndrimi i 5 deputetëve të opozitës, anëtarë të Këshillit të Mandateve për çështjen e imunitetit të Belinda Ballulkut. Në qëndrimin e tyre, përfaqësuesit e opozitës, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri dhe Saimir Korreshi, kanë kërkuar që t'i hapet rrugë arrestimit të Ballukut.  Përfaqësuesit e opozitës në Këshill, rekomandojnë që deputetët në seancë plenare të miratojnë kërkesën e paraqitur nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pra, sipas rekomandimit, Kuvendi duhet të japë autorizimin për arrestimin/heqjen e lirisë së Ballukut. Qëndrimi përfundimtar i 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Imunitetit: Përfundimisht, 5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, përfaqësues të opozitës, në mbështetje të neneve 73, 95, 103 të Kushtetutës, neneve 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës...