Këshilli Bashkiak i Devollit shpall “qytetar nderi” ish-ministrin Ridvan Bode
Këshilli Bashkiak i Devollit shpall “Qytetar Nderi” ish-ministrin e Financave dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës, Ridvan Bode në shenjë vlerësimi për të gjithë kontributin e tij ndër vite për zhvillimin e zonës. Vendimi është marrë gjatë një mbledhjeje të posaçme të këshillit bashkiak, ku si nga e djathta ashtu edhe nga e majta, u theksua roli që Bode ka pasur në përfaqësimin e interesave të qytetarëve të Devollit në institucionet qendrore të vendit dhe jo vetëm. Sipas këshilltarëve bashkiakë, gjatë karrierës së tij politike dhe institucionale, Ridvan Bode ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbështetje të projekteve zhvillimore për Devollin, duke ndikuar në përmirësimin e infrastrukturës, forcimin e financave publike dhe krijimin e mundësive për zhvillimin ekonomik të zonës, si...
Burimi:
kohajone.com