“Kërkojnë rritje 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet kryeministrit Rama: Po shndërron procesin gjyqësor kushtetues në gjyq popullor

“Kërkojnë rritje 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet kryeministrit Rama: Po shndërron procesin gjyqësor kushtetues në gjyq popullor

Shoqata e Gjyqtarëve i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili vazhdimisht ka deklaruar se kërkesa për të rritur pagën e tyre është absurde. Në një deklaratë publike, Shoqata e Gjyqtarëve deklaron se ‘e gjithë kjo tymnajë populiste është krijuar dhe shpërndarë me qëllim linçimin e gjyqtarëve dhe shoqatave të tyre lidhur me një proces gjyqësor kushtetues, i cili ndodhet në fazën e vendimmarrjes përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese’. Sipas Shoqatës, ata kërkojmë që të përcjellin publikisht se të gjitha iniciativat civile dhe kushtetuese të shoqatave të gjyqtarëve nuk kanë si qëllim “rritjen e pagës”, duke e cilësuar këtë “term i zgjedhur qëllimisht, i gënjeshtërt dhe spekulant, vetëm për t’i kundërvënë procesit gjyqësor kushtetues populizmin, si armë e pafuqisë juridike dhe e fuqisë së përbaltjes”. Sipas...