“Kërkojmë mbështetje financiare”/ Juglindja e bllokuar prej 10 ditësh, qytetarët e Korçës në protestë: Të…

“Kërkojmë mbështetje financiare”/ Juglindja e bllokuar prej 10 ditësh, qytetarët e Korçës në protestë: Të…

Një protestë paqësore e thirrur disa ditë më parë nga përfaqësues të shoqërisë civile është zhvilluar këtë të hënë në qytetin e Korçës në lidhje me situatën e krijuar pas rrëshqitjes dhe bllokimit të aksit Librazhd–Prrenjas, segment kyç i lidhjes mes Korçës dhe Tiranës. Megjithatë, pjesëmarrja në këtë tubim ka qenë e ulët, me një numër të pakët qytetarësh të pranishëm. Ajo që ra në sy ishte mungesa pothuajse e plotë e bizneseve, të cilat, ndonëse konsiderohen ndër më të prekurat nga bllokimi i rrugës, thuajse nuk ishin të përfaqësuara. “Thuajse të gjitha prenotimet u anuluan për shkak të rrugës dhe frikës që njerzit kanë për të kaluar nga rruga e Gramshit që është alternative dhe terren i vështirë. Është çështja sa do të zgjasë...