“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

Pasi protestuan për 3 ditë në Rrjoll të Velipojës, banorët janë paraqitur sërish në dyert e SPAK, duke kërkuar ndalimin e punimeve për ndërtimin e resortit luksoz “Blue-Borgo”. Ata pretendojnë se ky investim po realizohet në tokat e tyre të trashëguara dhe se dokumentet e pronësisë janë falsifikuar, ndaj kërkojnë hetim të menjëhershëm dhe ndërprerje të punimeve. Banorët kundërshtojnë projektin e biznesmenit Bashkim Ulaj, botues pranë familjes Berisha dhe vëllezërve të tij, Astrit dhe Ahmet Ulaj, duke e akuzuar se po ndërton në tokat e tyre të trashëguara. Kjo është hera e dytë që ata shkojnë në SPAK, pasi më 25 mars të vitit të kaluar depozituan një kallzim penal për firmën ndërtuese dhe për personat që dyshohet se kanë falsifikuar dokumentat e pronave në...