‘Kërkoj hetim ndërkombëtar’/ Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama

‘Kërkoj hetim ndërkombëtar’/ Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama, se ka shndërruar dy nga klubet më të mëdha sportive në vend, Partizanin dhe Dinamon, në struktura të përdorura për interesa personale dhe mafioze. Në konferencën për mediat, Berisha deklaroi se klubet përdoren për pastrim parash dhe aktivitete të lidhura me bastet sportive. Ai theksoi se Klubi Dinamo pasi i morën 75 mijë metër katrorë tokë, e transferuan në Durrës. “Çështja tjetër që dua të sjell këtu është çështja e klubit Dinamo. Klubi Dinamo, pasi i morën 75 mijë metër katrorë tokë, ia plaçkitën, e transferuan në Durrës për Ergys Agasi City. Klubin Dinamo e kishte më parë një Paskuçi, në mos gaboj unë, është një tregtar i vjetër kafeje. Këtij, në mënyrat që...