Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, Ilir Meta heq dorë nga ankimimi në Apelin e GJKKO

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, Ilir Meta heq dorë nga ankimimi në Apelin e GJKKO

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur të heqë dorë nga ankimi në Apelin e Posaçëm, ku kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë. Lajmi u bë i ditur nga avokati i Metës, Kujtim Çakrani, i cili konfirmoi se vendimi për të tërhequr ankimin u mor pas shqyrtimit të mundësive ligjore. Mësohet se procedura në Apelin e Posaçëm nuk do të vijojë, duke mbetur në fuqi masa e vendosur më parë ndaj ish-presidentit. Arrestimi i Metës Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private,...