Kërkoi vrasjen e kushëririt por i plagosën hallën! Dënohen me 50 vite burg porositësi dhe atentatori

Kërkoi vrasjen e kushëririt por i plagosën hallën! Dënohen me 50 vite burg porositësi dhe atentatori

FOTO ILUSTRUESE FIER-Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka dënuar me 50 vite burg në total Laert Hasallën dhe Mariglen Matjanin, të akuzuar për veprat penale ‘Vrasja në rrethana cilësuese’, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’. Bëhet fjalë për një atentat të regjistruar më 30 mars 2023. Sipas hetimeve, Hasalla kishte paguar Mariglen Matjanin, 31 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonte Marius Hasalla. Nga atentati mbeti e plagosur edhe Bajame Saneja, halla e viktimës, e cila ndodhej në të njëjtin mjet. Gjithçka ka nisur për një konflikt toke prej 2 hektarësh që është kthyer mollë sherri mes dy familjeve Hasalla. Përplasjet mes tyre kulmuan në vitin 2021,...