Kërkoi shfuqizimin e masave të sigurisë, shtyhet seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Kërkoi shfuqizimin e masave të sigurisë, shtyhet seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Shtyhet seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili kërkoi shfuqizimin e masave të sigurisë të aprovuara nga shkallët më të ulëta. Beqja kërkon prishjen e vendimeve që e dërguan në qeli bazuar në një dosje të dytë ku SPAK finalizoi disa masa sigurie dhe aprovoi masën e burgut për ish-ministrin që ndërkohë kishte një masë paraqitjeje për sterilizimin, raporton Anila Hoxha. “Iniciuesi i këtij procesi, ai që ka bërë kallëzimin sot është Avokat Populli dhe i pari në listën e dëshmitarëve. Ai ka bërë deklarime publike për mua. Ai është lumturuar pse jam në pranga. Ka thënë që e dinte se çështja ishte pushuar, por bëri kallëzimin. Ata që e zgjodhën e dinë vetë. Unë personalisht me të, do përballem këtu në proces....