Kërkoi shfuqizimin e dënimit me burg, Kushtetuesja “i mbyll” derën Belerit, rrëzon kërkesën e eurodeputetit
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sërish padinë e Fredi Belerit, i cili kërkonte shfuqizimin e dënimit me burg, duke lënë në fuqi dënimin e tij me 2 vite burg për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Beleri kishte depozituar kërkesën në 3 shkurt 2026, duke kundërshtuar vendimet e Apeli të Posaçëm dhe të Gjykatës së Lartë e Shqipërisë, dhe kërkoi pafajësinë. Por, sipas njoftimit zyrtar, më 10 mars 2026, Kushtetuesja vendosi të mos e kalojë çështjen për shqyrtim në seancë plenare. “Dhionisios Alfred Beleri Nr. 1 (Dh) 2026 Regj.Them, datë 03.02.2026 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 160 (87-2024-217), datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1179, datë 15.07.2025 i Kolegjit Penal të...
Burimi:
zeri.ai