Kërkoi “pezullimin” e “Diellës” dhe dëmshpërblimin 1 mln euro, Gjykata Administrative rrëzon Anila Bishën

Kërkoi “pezullimin” e “Diellës” dhe dëmshpërblimin 1 mln euro, Gjykata Administrative rrëzon Anila Bishën

Anila Bisha dhe Diella TIRANË- Gjykata Administrative e Tiranës ka vendosur të rrëzojë kërkesën për sigurimin e padisë së aktores Anila Bisha. Gjyqtari Armand Shkurta, i cili shqyrtoi çështjen, u shpreh për kërkesën për sigurimin e padisë, duke e rrëzuar atë. Në padinë e bërë nga aktorja Anila Basha në Gjykatën Administrative ndaj AKSHI-t dhe Këshillit të Ministrave, kërkohej ‘pezullimi’ i ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella.  ZËRI raportoi më herët se Bisha ka deklaruar se ka pasur një kontratë që parashikonte përdorimin e imazhit vetëm si asistente virtuale për shërbimet në platformën e-Albania, e cila kishte efekt deri më 31 dhjetor 2025. Aktorja në padinë e ngritur argumenton se shfaqja e avatarit në rolin e “ministres virtuale për Inteligjencën Artificiale” është bërë pa miratimin e saj dhe në shkelje...